Hoti: Thaçi me idenë për korrigjim kufijsh theu besimin e komuniteteve

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me idenë e tij për korrigjim kufijsh ka dëmtuar besimin e komuniteteve ndaj institucioneve të shtetit.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se insistimi antikushtetues i Thaçit ka dëmtuar përpjekjet për të ndërtuar një shtet në të cilin qytetarët ndihen të sigurt për të ardhmen e tyre.

“Insistimi antikushtetues i Presidentit aktual për korrigjimin e kufirit i ka dëmtuar përpjekjet tona për dy dekada për të ndërtuar një shtet ku qytetarët e të gjitha komuniteteve ndihen të sigurt për të ardhmen e tyre. Ky angazhim i Presidentit ka shtuar hezitimin ndaj institucioneve të Republikë së Kosovës nga ana e disa komuniteteve”, ka shkruar Hoti që shton se do të duhet shumë kohë për të fituar besimin e qytetarëve se nuk do të ketë ndryshim kufijsh dhe ndarje të Kosovës.

“Do të na duhet shumë kohë dhe energji për ta kthyer besimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës se nuk ka ndryshim të kufirit, nuk ka ndarje të Kosovës, dhe se ardhmja e tyre është e sigurt në Kosovë”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme