Hoti thotë se do ta respektojë vendimin e Kushtetueses, paralajmëron tryezë për presidentin

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 12:49 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se shumë shpejt do të mblidhen në një tryezë të përbashkët e partive politike për të biseduar për çështjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.

“Do të ndjekim vetëm një zgjidhje kushtetuese dhe unë besoj që shumë shpejt do të organizohet tryeza e partive politike për të parë disponimin e partive politike nëse ka disponim të diskutohet për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit”.

Hoti ka thënë se çfarëdo vendimi që merr Gjykata Kushtetuese do ta respektojnë në lidhje me votën e deputetit Etem Arifi.

“Sa i përket Gjykatës Kushtetuese ju e dini qëndrimin tonë standard që e kemi pasur, se çfarëdo vendimi që del nga ajo gjykatë ne do ta pranojmë”.

“Secili prej partive siç duket ka qëndrime të caktuara dhe nuk jemi ulur në tryezë të partive politike parlamentare për të parë se a ka vullnet që të zgjidhet një president dhe nëse ka vullnet dhe nëse ka vullnet cilat janë propozimet e tyre dhe e dimë propozimin e AAK-së, dhe tash po duket edhe të PDK-së, dhe tash në ditët e ardhshme organizohet kjo tryezë”.

“Ne vetëm në tryezë mund t’i gjejmë ato zgjidhje, dhe besoj që në ditët e ardhshme mund të japim përgjigje për këtë”, ka thënë Hoti.

Të ngjashme