Hoti thotë se ende s’kanë diskutuar për kandidatin e për kryeministër

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 12:24 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti, tha se në parti ende nuk kanë diskutuar për kandidatin për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme, raporton Ekonomia Online. Këto komente ai i bëri gjatë vizitës në ShSKUK.

“Ende nuk e kemi diskutuar çështjen e kandidatit për kryeministër”.

Ai shtoi se ky vit ka qenë sfidues për shkak të pandemisë, mirëpo kanë arritur që ta menaxhojnë gjendjen me pandeminë.

Hoti ka bërë apel që të kihet kujdes gjatë festave, duke kërkuar nga qytetarët që të respektojnë në maksimum masat, raporton EO.

“Të gjithë jemi përballur me virusin. Kosova renditet në mesin e vendeve që më së miri kanë menaxhuar pandeminë. Ministri Zemaj ka punuar shumë në sigurimin e vaksinës”.

“Kemi nevojë për kujdes maksimal gjatë festave ku qytetarët duhet të tregojnë disiplinë. Unë lus që qytetarët të respektojmë maksimalisht masat”. 

Të ngjashme