Hoti thotë se janë në përfundim të listës për deputetë: Në tubime po respektohen masat anti-Covid

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 11:53 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti tha se janë në përfundim të listës së kandidatëve për deputetë, listë të cilën do ta dorëzojnë në KQZ, raporton Ekonomia Online.

Hoti pas takimit me përfaqësues të Luginës, shtoi se me AKR-në që ata të futen në një listë.

“Masat janë në fuqi duhet të respektohen edhe unë vet kam mbajtur disa takime dhe jam mundur që të respektohen”.

“Ne jemi duke finalizuar për të dorëzuar listën dhe shkojmë të vetëm në zgjedhje dhe jemi duke biseduar me AKR-në që të futen në listën tonë”.

Ndërsa për tubimet partiake, ai ka shtuar se janë kujdesur maksimalisht për respektimin e masave anti-Covid.

“Jemi kujdesur maksimalisht t’i përmbahemi masave anti-Covid gjatë takimeve që kemi pasur këto ditë. Ne respektojmë të gjithë masat e reciprocitetit dhe çdo masë që e drejton Serbia ka ne, ne do to ta kthejmë”.

Tutje, kryeministri në detyrë ka folur edhe për vizitën e u.d të presidentes Vjosa Osmani që do të zhvillojë nesër në Bruksel.

“Sa i përket procesit të dialogut kushtetuta e bënë të qartë kush i kam kompetencat në këtë drejtim”.

Ndërsa për vërshimet në vend, Hoti ka thënë se kanë kërkuar mbështetjen e KFOR-it.

“Po mundohemi t’i marrim masat e nevojshme për të shpëtuar jetën e qytetarëve dhe për të evidentuar dëmet që janë bërë në pronën publike dhe atë private dhe të kompensojmë familjet me kushte me të rënda”.

Të ngjashme