Hoti thotë se ka arritur marrëveshje me prodhuesit e qumështit, u kërkon të mos protestohet

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 10:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti tha se kanë arritur një listë dakordimesh lidhur me kërkesat e prodhuesve të qumështit, raporton Ekonomia Online

Hoti iu ka bërë thirrje prodhuesve të mos dalin në protestë dhe të mos e hedhin qumështin.

“Problemin në këtë moment e kemi tek përpunuesit sepse janë krijuar stoqe të mëdha dhe kemi probleme te marketet. Sot pas diskutimit u dakorduam që Qeveria të merr përsipër që të subvencionojë prodhimin vendor, përfshirë edhe prodhimin e qumështit në vlerë prej 25 për qind të çmimit të qumështit që është në stok”.

Hoti ka thënë se kanë marrë obligim të kenë kontroll rigoroz për vajin e palmës dhe produktet e qumështit pluhur, raporton EO.

“Në tregtinë e brendshme inspektorati me AVUK do të jenë aktiv për të inspektuar tregun. Ne morëm për obligim që të punojmë me ministrinë e Financave dhe Administratën tatimore që të përgatitet baza ligjore që të njihen humbjet nëse hedhet qumështi”.

Të ngjashme