Hoti thotë se kush s’i zbaton masat bën vepër penale, paralajmëron karantinim të disa lokacioneve

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 14:17 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti, në një konferencë për medie, pas takimit të Komisionit Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj Coronavirusit, tha se kush nuk i respekton masat e marra nga institucionet bën vepër penale, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, situata është nën kontroll të brishtë, prandaj edhe ka paralajmëruar karantinimin e disa lokacioneve ku është shpërnda virusi si dhe moslejimin e grumbullimit të mbi 100 personave në një vend.

“Nuk mund të lejojmë që gjendja të dalë jashtë kontrollit dhe nuk do të lejojmë që jeta e qytetarëve të vihet në rrezik. Klinika Infektive është e stërmbushur”, tha Hoti, teksa tha se po zgjerohen edhe nëpër klinika tjera.

“Jemi të obligueshëm që ti marrim këto masa. Çdo kush që nuk i përmbahet këtyre masave përben vepër penale. Deri sot kemi pas mbi 2 mijë raste, ku për momentin janë 100 të spitalizuar e gjashte prej tyre janë në gjendje të rëndë”, tha Hoti.

“Duhet ti rregullojmë pak më mirë ceremonitë mortore, policia do t’i ndërmarrë të gjitha masat. Për shkak të ngarkesës së madhe të stafit, u kërkua edhe rritja e numrit të infermierëve që do të punojnë në klinika. Jemi në rrezik me valën e dytë”.

Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, në një konferencë për media, ka folur edhe për testimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi Kuvendi i ka kërkuar IKShPK-së që të shohë mundësinë e testimit të deputetëve.

“Sa i përket çështjes së testimeve, ato janë të garantuara për çdo qytetar që ka indikacione epidemiologjike, ku përfshihen edhe institucionet e larta shtetërore, në këtë rast edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës. Duke pasur parasysh se në një vend, në një vatër ku rezulton një person pozitiv, Instituti Kombëtar gjurmon të gjitha rastet e kontaktit dhe të gjithë ata me shenja në radhën e parë, në mënyrë urgjente testohen”.

“Por, të gjithë ata të tjerët që kanë nevojë të testohen, do të testohen në bazë të udhëzuesve të IKShPK-së dhe OBSh-së, të cilët janë në fuqi dhe të cilët paraqesin kushtin themelor të gjurmimit aktiv, epidemiologjik për parandalimin e sëmundjes, sipas nevojës dhe indikacioneve epidemiologjike, do të testohen”.

Të ngjashme