Hoti thotë se mund të ndodhë vala e dytë e Coronavirusit, ka një apel për qytetarët

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se në bazë të trendit të ditëve të fundit me raste të reja të infektimeve me koronavirusin e ri, Kosova mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me COVID-19, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti i ka lutur qytetarët që të vendosin maska gjatë gjithë kohës në hapësira publike, të shmangin prekjen e syve, hundës e gojës me duar të papastra dhe të mbajnë distancën fizike.

“Vendi ynë mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me virusin #COVID19! Në bazë të trendit të ditëve të fundit me raste të reja të infektimeve, ky rrezik është shumë real. Mund të preken edhe më shumë jetë njerëzish, do të thellohet kriza ekonomike, ndërsa do të stërngarkohet sistemi i shëndetësisë!”, ka shkruar Hoti.

Të dashur qytetarë,Vendi ynë mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me virusin #COVID19! Në bazë të trendit…

Gepostet von Avdullah Hoti am Montag, 15. Juni 2020

Të ngjashme