Hoti thotë se Rakiqi s’largoi nga zyra e tij simbolet e Kosovës

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 11:35 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti iu ka kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtakut, i cili ka kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Goran Rakiq, për të cilin u tha se ka larguar simbolet e shtetit të Kosovës nga zyra e tij, raporton Ekonomia Online.

Shefi i Qeverisë tha se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se simbolet e shtetit gjenden në atë zyre. Madje tha se këtë mund ta verifikoj si deputet.

“Simbolet e shtetit të Kosovës janë të pacenueshme. As një ministër nuk do të ketë hapësirë që t’i lëvizë ato. Informatat që janë dhënë në dy ditët e fundit janë të pavërteta”.

“Simbolet e shtetit të Kosovës në atë zyre dhe në zyrat tjera janë ashtu siç kanë qenë dhe këtë mund ta verifikoni vet si deputet i Kuvendit të Kosovës”, tha Hoti.

Por me këtë nuk u pajtuar deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku. Ai vazhdoi me kërkesën për ta shkarkuar zëvendëskryeministrin Rakiq, raporton EO.

Por kryeministri Hoti tha se ka kontaktuar personalisht me Rakiqin dhe se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Unë kam kontaktuar dje vet me zëvendëskryeministrin për këtë çështje pas raportimit në medie dhe nëse ai e ka ndërruar karrigen ku ai është fotografuar nuk e di atë çështje, por simbolet e shtetit të Kosovës në zyrën e tij si zëvendëskryeministër janë dhe do të mbesin aty”, tha Hoti.

Të ngjashme