Hoti thotë se vendimi për rritjen e pagave është i pamatur dhe e dëmton buxhetin për 20 milionë euro

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 11:28 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avdullah Hoti, kryetar i Grupit parlamentar të LDK-së, tha se ky vendim është konflikt i hapur interesi. Ai e cilësoi vendimin e Haradinajt, si të pamatur dhe që është në kundërshtim me ligjet në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Grupi parlamentar i LDK-së ka thirrur interpelancë për rritjen e pagës së kryeministrit sepse kjo është në kundërshtim me ligjet në Kosovë. Ky është konflikt i hapur interesi. Vendimi është i pamatur. Meqenëse paga e kryeministrit është dyfishur kjo dërgon një buxhet 20 milionë euro që s’është paraparë për këtë vit, vendim i kundërligjshëm i kabinetit qeveritar”, tha Hoti.

Të ngjashme