Hoti thotë se në Veri vlen vetëm ligji i Kosovës

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 20:17 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar sot për vendimin e djeshëm të zëvendësit të tij, Goran Rakiq, për kufizimin e lëvizjes në katër komunat veriore me shumicë serbe, raporton EkonomiaOnline.

Ai tha se në veri të vendit vlen vetëm ligjet e Kosovës dhe asnjë ligj tjetër, edhe pse mbrëmë Lista Serbe u deklarua se qytetarët serbë në Kosovë zbatojnë ligjet e Aleksandar Vuçiqit.

“Në komunat në veri të vendit vlen vetëm ligji i Kosovës dhe asnjë tjetër. Ne si Qeveri do të marrim vendim nëse ka nevojë për kufizim të lëvizjes. Institucionet, Policia e Kosovës zbaton vetëm vendime të Qeverisë dhe MPB-së të Kosovës, asnjë vendim tjetër”.

Ndërsa, për referimet e Listës Serbe si “Kosova dhe Metohija”, Hoti tha se këtë s’e ka bërë Rakiq dhe se nuk mund t’i kontrollojë deklaratat e partisë.

“Rakiq i përdor në zyren e tij gjithë simbolet shtetërore, ashtu siç kanë qenë. Këtë mund ta verifikoni. Deklaratat e djeshme s’kanë qenë të Rakiqit. Ai është anëtar i Qeverisë së Kosovës dhe i nënshtrohet ligjeve të Kosovës. Kush s’i zbaton i bart pasojat”.

Të ngjashme