Hoti tregon se si do të veprojë me bordet e emëruara nga Qeveria Kurti

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e tij synon t’i heqë të gjitha pengesat për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.


Hoti gjithashtu ka shtuar se për një rifillim bisedimesh të drejtuara prej tij, nuk do të diskutohet për ndryshim kufijsh apo shkëmbin territoresh, por vetëm për njohje të ndërsjellë.

I pyetur nëse edhe qeveria e tij do të shkarkojë borde, ai ka lënë të kuptohet se nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

“Nuk jemi këtu për të shkarkuar njerëz, jemi për të krijuar vende të punës, por duhet t’i përfillim procedurat ligjore dhe nëse është e nevojshme të shkarkohen njerëz nga pozicionet që kanë, vetëm në përputhje me ligjin”, ka deklaruar Hoti për Zërin e Amerikës.

Të ngjashme