Hoti tregon se vaksinat vijnë në shkurt, “pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen”

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, tregon se kanë siguruar 40 milionë euro për vaksinat të cilat do të vijnë në shkurt, derisa thotë se numri i porositur i tyre është 1.85 milionë doza.

“Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen”, e ka mbyllur ai postimin në Facebook, duke iu dërguar një porosi rivalëve në fushatë zgjedhore.

Postimi i plotë i tij:

Shifra dhe fakte:
■ Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta (grafiku nga “Evropa e Lirë”).
■ Kemi siguruar 40 mil euro për vaksina që vijnë në shkurt.
■ Kemi përgatitur Strategjinë e Imunizimit, me prioritetet për vaksinim, duke nisur nga stafi shëndetësorë, të sëmurët kronik, dhe mandej nga moshat më të vjetra.

Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen.

Të ngjashme