Hoti: Ujmanin do ta shfrytëzojmë siç e kemi bërë gjithmonë

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Liqeni i Ujmanit do të vazhdojë të shfrytëzohet nga Kosova ashtu sic ka bërë edhe në të kaluarën.

“Ujmani do të vazhdojë të shfrytëzohet nga Kosova sic ka ndodhur gjithmonë”, ka thënë ai në Kanal 10.

“Një ekip nga SHBA vetëm do të vijë të kryejë fizibilitetin. Nuk i kuptoj këta që po bëjnë kauzë politike me këtë punë. Të gjejnë kauzë tjera. Ju kujtohet demarkacioni. E kishin djegur Kosovën të tërën ndërsa shikoni tani”, tha ai.

“Duhet të dini se një pjesë e Liqenit është ne pjesën e Serbisë. Edhe pse është artificial ai është ndërtuar në një shtet tjetër”

Tutje ai tha që Marrëveshja e Uashingtonit është arritje e madhe e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Të ngjashme