Hoti uron Blinken: Kosova është e përkushtuar të punojë me ju

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti, e ka uruar Anthony Blinken, për marrjen e pozitës së sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hoti tha se Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me Sekretarin Blinken për të forcuar aleancën mes dy shteteve.

“Urimet më të përzemërta në konfirmimin tuaj si Sekretar i Shtetit, Antony Blinken. Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me ju për të forcuar aleancat mes dy shteteve”

Të ngjashme