Hoti uron Lumir Abdixhikun: Do ta ketë mbështetjen e plotë të të gjithëve

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Avdullah Hoti, ka uruar Lumir Abdixhikun për pozitën si kryetar i LDK-së, teksa ka shtuar se do ta ketë mbështetjen e plotë të të gjithëve.

Gjithashtu, Hoti ka falënderuar edhe Isa Mustafën për kontributin e tij 11-vjeçar si kryetar i LDK-së.

Postimi i tij i plotë:

Urime të gjithë anëtarëve të LDK-së për një Kuvend Zgjedhor demokratik. Urime Kryetarit Abdixhiku, shëndet e suksese. Do ta ketë mbështetjen e plotë të të gjithëve. Na presin sfida.

Falënderime z. Lutfi Haziri dhe z. Besian Mustafa për kontributin e tyre në këtë garë.

Kryetarin Isa Mustafa e falënderoj për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë 11 viteve në krye të LDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme