Hoti uron shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për numrin rekord të ulëseve që siguruan në Kuvend

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar në Facebook pas zgjedhjeve që janë mbajtur dje në Maqedoninë e Veriut, raporton Gazeta Express.

Hoti ka përgëzuar për përmbylljen me sukses të zgjedhjeve parlamentare.

Ai ka shkruar se presin që së shpejtë të punojnë me Qeverinë e re.

“Përgëzime për përmbylljen me sukses të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Presim që shpejt të punojmë me Qeverinë e re që do të formohet në Shkup, duke nisur nga një mbledhje e përbashkët për të shqyrtuar thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona. Urime shqiptarëve për numrin rekord të deputetëve në Kuvend”, ka shkruar ai.

Të ngjashme