Hoti-ushtarëve të FSK-së: Sakrifica e familjes Jashari është unike, ata u bënë emblema e ushtrisë

Prishtinë | 05 Mar 2021 | 12:40 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë i vendit Avdullah Hoti, tha se rënia heroike e familjes së Adem Jasharit, është  akt historik dhe frymëzimi për të gjithë, raporton Ekonomia Online.

Hoti në manifestimin qendror, Parada e FSK-së, për nder të 23-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtoi se kjo familje u bënë emblema e ushtrisë së popullit dhe se sakrifica e tyre është unike.

“Adem Jashari dhe anëtaret e tij u bënë emblema e ushtrisë së popullit. Nga tradita jonë e lashtë dëgjuam e lexuam rrëfime të shumta, por me një vlerësim mund të kontaktojmë që sakrifica e familjes Jashari është unik”. 

“Me besnikërinë ndaj Kushtetutës duke bartur uniformën e FSK-së ju jeni duke mbrojtur atdheun. Ju e dini mirë se sa i lartë është çmimi i lirisë. Ju jeni shembull i shërbimet vetëmohues”.

Të ngjashme