Hoti, Veliu e Selmanaj nuk marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e Presidentit

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 17:48 | Nga Kastriot Kokollari

Tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, nuk morën pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.

Seanca për zgjedhjen e presidentit po vazhdon edhe sot, pasi të shtunën, për shkak të mungesës së kuorumit në votim, Kuvendi nuk arriti të zgjedh presidentin e vendit.

Në sallë janë të pranishëm 84 deputetë, të cilët po votojnë në raundin e parë për presidentin. Kjo është hera e tretë që ky raund votimesh po përsëritet, pas dy herë nuk kishte kuorum prej 80 deputetësh.

No description available.

Të ngjashme