Hoti: Veprimet e Vuçiqit tregojnë qasjen destruktive të Serbisë, Kosova vazhdon rrugën për anëtarësim në BE e NATO

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se ato tregojnë qasjen destruktive të këtij shteti.

Hoti ka thënë se përkundër këtyre provokimeve, Kosova po vazhdon rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

“Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tregon qasjen destruktive që ka pasur në vazhdimësi fqinji ynë verior në raport me Republikën e Kosovës, përkundër zotimeve të shumta që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtar, për paqen, stabiliteti dhe prosperitetin e rajonit” 

“Megjithë provokimet që vijnë nga fqinji ynë verior, Republika e Kosovës, përmes angazhimit dhe vendosmërisë, sigurt po vazhdon rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO, Bashkimin Evropian dhe në të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare”, ka shkruar Hoti.

Vuçiq të premten përmes një fotografie të publikuar në hartën e Kosovës ka paraqitur flamurin e Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme