Hoti: Vërejtjet e Kushtueses për Ligjin e Pagave do t’i adresojmë bashkë me sindikatat

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 14:25 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në takimin që ka zhvilluar me Sindikatat e Sektorit Publik, në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Paga, ka premtuar se vërejtjet e Kushtetueses do t’i adresojnë së bashku me ta, raporton Ekonomia Online.

“Shpreh përkushtimin e qeverisë për që së bashku rë ulemi për t’i adresuar vërejtjet qe ka pasur Gjykata kushtetuese karshi këtij ligji. Besoj se në afat optimal do ti adresojmë dhe do ta procedojmë shpejtë ligjin për paga”, ka thënë Hoti

Hoti ka kërkuar maturi në këtë kohë pandemie.

“Duke qenë që jemi në një gjendje pandemike dhe problemeve ekonomike unë besoj se duhet te tregojmë maturi dhe jam i bindur se pajtoheni edhe ju”, tha

Hoti ka premtuar që edhe ato sindikata që kanë qenë kundër këtij ligji, do të merren parasysh, raporton EO.

“Disa prej grupeve të caktuara të punëtorëve në sektorin publik kanë pasur vërejtjet e tyre dhe besoj se tash është momenti që t’i adresojmë edhe ato vërejtje që i kanë pasur sindikatat e të punësuarve në sektorin publik”, tha Hoti.

Ky takim është mbajtur një ditë pasi gjykata Kushtetuese hodhi poshtë Ligjin për Pagat.

Të ngjashme