Hoti vlerëson rolin e ambasadorit Braathu në demokratizimin dhe fuqizimin e institucioneve

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Jan Braathu, të cilin e falënderoi për kontributin e dhënë në demokratizimin dhe fuqizimin e institucioneve si dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Ambasadori Braathu e falënderoi Kryeministrin Hoti për bashkëpunim dhe korrektësi institucionale, duke theksuar se nëntë vitet e shërbimit të tij në Kosovë kanë qenë ndër vitet më të rëndësishme si në aspektin profesional ashtu edhe atë njerëzor. Ai veçoi mikpritjen, mbështetjen dhe miqësinë që ka krijuar me institucionet dhe qytetarët e Kosovës.

Në kohën sa ka shërbyer Ambasador i Norvegjisë në Kosovë (2011 – 2016) Jan Braathu ka dhënë kontribut të çmuar në thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme