Hoti – VV-së dhe PDK-së: S’e keni hallin e policëve, por si të më shani mua

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 12:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti ka pasur ca zënka verbale me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu dhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha.

Derisa Musliu dhe Mulhaxha kanë kërkuar kushte më të mira për policinë, Hoti ka thënë se halli i tyre është diku tjetër.

“Hallin e keni të më shani mua, jo për policinë. E mirëkuptoj insistimin por mënyra si po e shtroni këtë çështjen nuk është e drejtë”, ka thënë Hoti, njofton Klan Kosova.

“Situatën e kam gjetur me 390 pagë bazë të policëve që dalin në rrugë. Kam tre muaj si kryeministër. Pyetni policët kur kam qenë ministër i Financave se si kanë kaluar. Çdo gjë e ktheni në qasje politike për ballafaqim me mua. I keni mshel njerëzit 3 muaj gjatë pandemisë në karantinë të plotë. E mirëkuptoj dhe krenoheni se numrat nuk janë rritur duke qëndruar njerëzit me policë të dera dhe kritikoni qeverinë që e ka gjetur vendin të hapur”.

“Orët shtesë edhe shtesa e rrezikshmërisë paguhen me pagën e shtatorit, shujta besoj gjatë tetori-nëntorit, për të gjithë policët që punojnë nga 12 orë”.

Të ngjashme