Hoti zbulon edhe një arsye për rrëzimin e Qeverisë me LVV-në që s’është përmendur më herët

Prishtinë | 07 Shk 2021 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Kryeminsitri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar për herë të parë një tjetër arsye që sipas tij solli në prishjen e koalicionit me Vetëvendosjen. Ai tha se prishja e Qeverisë kishte të bënte më një kërkesë të LVV-së, që Hoti thotë se nuk ishte e arsyeshme.

Hoti ka thënë se ‘mollë sherri’ mes tyre, u bë kërkesa që ministrat të angazhohen në mbedhjen e fakteve për të dërguar në Prokurori.

“Dhe një moment që duhet ta them ndoshta nuk e kam thënë asnjëhere publikisht, në tryezën që kemi pasur si kabinet qeveritar në Prevallë, në përgatitije të planit të punës, e kishim programin qeverisës, do ta finalizonim atë, dhe punonim që të vendosnim objektivat kryesore në 100 ditët e para të qeverisjes. Në fund të takimit ishte kërkesa e tyre që të angazhohen ministrat për të mbledhur fakte për Prokurori. Për të dërguar çështjen në Prokurori. Njëra nga detyrat që iu kërku ministrave në fund të takimit ishte të mblidhen fakte për të dërguar në Prokurori”, ka thënë ai “N’Konak”.

Hoti ka deklaruar se LDK dhe LVV nuk janë pajtuar edhe në pika të tjera qeverisëse.

“Fillimi ka qenë i mirë, por mandej gjërat filluan të ndryshojnë. Ne jemi ndryshe, si LDK ne kemi kulturë tjetër të qeverisjes, ndoshta përsëritet shpesh por ne jemi me qasje më demokratike në vendimarrje në qeverisje jo me qasje autokratike, nuk është vetëm një person që flet por ulemi diksitojmë. Pas disa jave ka ndryshu qasja në qeveri, duke u mbyll në kabinet dhe duke marrë vendime që nuk janë të pranueshme. Nëse vijnë momente që rendi i ditës nuk diskutohet me partnerin e koalicionit ti e sheh se ke problem për më tutje”, ka thënë Hoti.

Ai shtoi se nuk duhet të futen në qeveri gjërat që nuk janë në kompetencë të saj.

Të ngjashme