Hoti: Zhvendosja e Presidencës nuk mund të bëhet pa iu bërë zgjidhje punëtorëve të Ministrisë së Kulturës e Bujqësisë

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se zhvendosja e Presidencës në objektin e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Bujqësisë, nuk mund të bëhet pa gjetur zgjidhje për vendosjen e punëtorëve të këtyre ministrive.

Hoti theksoi se vendosja e tyre në një objekt ku paguhet qira nënkupton rritje të shpenzimeve.

“Zhvendosja e Presidencës në zyrat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Minsitrisë së Bujqësisë, pa u bërë zgjidhje për vendosjen e qindra punëtorëve të këtyre dy Ministrive në një objekt publik ku nuk paguhet qira, nënkupton rritje të shpenzimeve qeveritare për qira.”, shkruan Hoti në Facebook.

Postimi i plotë:

Zhvendosja e Presidencës në zyrat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Minsitrisë së Bujqësisë, pa u bërë zgjidhje për vendosjen e qindra punëtorëve të këtyre dy Ministrive në një objekt publik ku nuk paguhet qira, nënkupton rritje të shpenzimeve qeveritare për qira.

Është e natyrshme që Presidenca të jetë e vendosur në një objekt më reprezentativ dhe më të përshtatshëm, siç është objekti i Minsitrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Bujqësisë.

Por, kjo duhet të ndodhë krahas ndërtimit të objektit ose gjetjes të zgjidhjes për akomodim të dy Minsitrive.

Përndryshe, do të rriten shpenzimet për qira për qindra mijëra euro në vit, të cilat edhe tash janë të larta.

Nuk mund të rritet komoditeti i zyrtarëve publik në kurriz të shpenzimeve publike, me gjithë respektin për institucionin më të lartë të shtetit që është Presidenca.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme