Hotit do t’i telefonojë një Kryeministër i fuqishëm për t’ia konfirmuar njohjen nga shteti i tij

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Gazeta Express dhe T7 merr vesh ekskluzivisht se Kosovën pas marrëveshjes që do të nënshkruhet sot në Uashington do ta njohë një shtet i fuqishëm.

Kryeministrit Avdullah Hoti do t’i telefonojë një nga kryeministrat më të fuqishëm të botës, që do t’ia konfirmojë njohjen e shtetit të Kosovës.

Sipas Buzhalës, ky kryeministër i këtij shteti ka raporte të mira me presidentin amerikan Donald Trump dhe Shtëpinë e Bardhë.

“Në momentin e parë që kjo gjë do të jetë pothuajse zyrtare ne do ta publikojmë këtë njohje, është njëra nga njohjet më të rëndësishme që ka pasur Kosova”, ka thënë Buzhala./

Të ngjashme