Hovenier konfirmon vizitën e Escobar javën e ardhshme zbulon edhe qëllimin e vizitës së tij

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se mezi pret që ta mirëpres në Kosovë Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar i cili pritet të vijë javën e ardhshme.

Hovenier ka shkruar se progresi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet mënyra më e mirë që Kosova të njihet.

“Unë dhe ekipi im mezi presim që ta mirëpresim Përfaqësuesin Special, Escobar në Kosovë javën e ardhshme. Progresi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mbetet mënyra më e mirë për t’u siguruar që udhëheqësit e Kosovës të mund t’i mbajnë premtimet për qytetarët dhe që Kosova të njihet e ta marrë vendin e saj të merituar si udhëheqëse botërore”, ka shkruar ai.

Të ngjashme