Hovenier takohet me Bislimin, bisedojnë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i SHBA-së, në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimin.

Hovenier përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se temë e diskutimit ka qenë integrimi euroatlantik i Kosovës dhe arritja e njohjes reciproke përmes dialogut me Serbinë, njofton Klankosova.tv.

“Diskutim produktiv me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës, BislimiBesnik mbi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe dëshirën tonë të përbashkët për ta parë Kosovën të arrijë marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Të ngjashme