Hoxha: Bashkëpunimi me Austrinë do të thellohet

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 14:27 | Nga

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot në takim ambsadorin austirak në Kosovë, Gernot Pfandler.

“Marrëdhëniet tona me Austrinë duhet të ri-fuqizohen në përputhje me Konventat e Këshillit të Evropës, ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale dhe me protokollet shtesë të këtyre konventave”, theksoi ministrja Hoxha.

Ambasadori Pfandler përgëzoi ministren Hoxha në përkushtimin e saj për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe theksoi se ka mundësi të mira për thellimin e bashkëpunimit duke ofruar përkrahje në forcimin e shtetit ligjor dhe procesin euro-integrues të Kosovës./Telegrafi/

Të ngjashme