Hoxha: BE-ja kërkon dënime për korrupsion, për vizat s’ka konsensus të vendeve anëtare

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 15:02 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me raportin për Kosovën nga Komisioni Evropian.

Hoxha ka përmendur çështjet ku Kosova ka pasur rezultate të mirë dhe sfidat që duhet punuar shteti i Kosovës për përmirësimin e tyre, raporton Ekonomia Online.

“Konkludojmë se ende duhet shumë punë, Kosova ka bërë përparime në zhvillimin e ekonomisë funksionale dhe ambienti i të bërit biznes është përmirësuar, por jo në masë të duhur”, tha ajo.

“Ka pasur pak përparim në furnizimin e stabilitetit të energjisë, ka pas përparime në lëvizjen e lirë të mallrave, në statistika dhe kontrollin financiar etj. Qeveria ka demonstruar angazhimin në zbatimin e agjendës evropiane të reformave, edhe shoqëria civile ka progres”.

“Qëllimi pse e kam thirr këtë konferencë është se ne duhet të koncentrohemi në ngecjet sfidat e kritikat që kanë dal nga raporti dhe duhet marr kritikat seriozisht dhe dua të ju informoj se qysh të hënën kemi thirr takimin e këshillit ndërministror dhe do paraqes veprimet konkrete apo rekomandime konkrete prej secilit institucion se si dhe në çfarë afate kohore duhet mi kryer rekomandimet që raporti i vendit i ardhshëm të jetë me i mirë”.

“Do bëjmë ndërlidhjen e rekomandimeve që të kemi ndërlidhje me planin kombëtar të zbatimit të MSA, rekomandimet qe dalin duhet të jenë veprime konkrete te planit të veprimit të MSA”.

Hoxha tha se si sfida me e madhe për vendin ende mbetet niveli i lartë i korrupsionit dhe krimi i organizuar.

Ajo tha se duhet bërë veprime konkrete për të dëshmuar që këto dy fenomene po luftohen.

“Sfidë të theksuar është korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe duhet bërë më tepër përtej fjalëve e deklarimeve dhe duhet të shohim rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit”.

“Dënimet e ultë, zvarritja e lëndëve dhe ndikimi politik janë ndër kritikat që duhet shohim rezultate serioze se si tani me paga të rritura gjyqtarët dhe prokuroret duhet të jenë më efikas dhe me te përgjegjshëm”.

Hoxha përmendi se edhe njëherë Kosova ka marr konfirmimin që ka plotësuar gjitha kriteret e kërkuara nga BE-ja për liberalizimin e vizave dhe se tani duhet të jetë vullneti i shteteve anëtare.

“Kemi marr rikonfirmimin nga Komisioni Evropian që Kosova ka zbatuar gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe tani është në duar të vendeve anëtare me vendos për ketë punë”.

“Raporti i vendit nuk është për liberalizimin e vizave, Kosova është ende në fazën fillestare të MSA dhe është raport qe ka të gjeturat se ku është Kosova”.

“Jemi në hapin e fundit, është hap i domosdoshëm dhe i pakapërcyeshëm pa pas konsensus të gjerë të shteteve anëtare na duhen shtetet e mëdha si Gjermania e Franca”.

Ajo tha se nuk ka parë ndonjë sinjal që Kosova të hyj në qershor në agjendën për liberalizim të vizave pasi që sapo kanë përfunduar zgjedhjet në Parlamentin Evropian.

Sipas saj ende është duke u diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve por se shpreson se një gjë e tillë të ndodhë sa më parë, raporton EO.

“Ne kemi përmbushur 95 kriteret tani është në duar të shteteve anëtare të shteteve të vendosin për ketë punë, jemi duke lobuar e sidomos me Francën e Gjermaninë dhe jemi duke kërkuar një vendimmarrje sa më të shpejtë jemi duke kërkuar të hyjmë në agjendë në qershor, por nuk besoj se ndodhë”.

“Ende nuk kemi një opinion qeveritarë që e përfaqëson opinionin e Francës në këshillin e ministrave dhe këto dy vende nuk e shoh se do ta sjellin Kosovën në agjendën e ministrave”.

“Nuk jam duke e parë sepse zgjedhjet sapo përfunduan dhe ende janë duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve ende nuk janë duke u marr me tema si rekomandimi për hapjen apo jo të negociatave për Maqedoninë e Veriut apo Shqipërinë, nuk e shohim se a do ndodh kjo apo jo në qershor mbetet të shihet se a do ta fusin në agjendë çështjen e këtyre dy vendeve dhe liberalizimin e vizave për Kosovën”.

Të ngjashme