Hoxha: Demarkacioni të kalojë gjithsesi në 3-mujorin e parë të vitit 2018

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 21:28 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, thotë se është në interes të të gjithëve arritja e një koncensusi që të ratifikohet marrëveshja me Malin e Zi.

“Shtetësia e Kosovës forcohet me ratifikimin e demarkacionit”, ka deklaruar Hoxha në emisioni “Euro Tribuna”.

Sipas saj, duhet të ketë presion edhe nga qytetarët që sa më shpejt të ndodhë liberalizimi i vizave.

“Nuk ka ditë që nuk pranoj kërkesa nga qytetarët, për liberalizim, qoftë për humanitet e shumçka tjetër”, shtoi ajo.

Hoxha theksoi se demarkacioni të kalojë gjithsesi në 3-mujorin e parë të vitit 2018,  nëse duam që liberalizimi të ndodhë gjatë këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme