Hoxha dhe ambasadori hungarez: Kosovarët të mos bien pre e krimit të organizuar

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 14:36 | Nga

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz me të cilin biseduan për situatën aktuale, me theks të veçantë për lëvizjet migratore dhe mundësinë e keqpërdorimit dhe keqinformimit të qytetarëve nga grupet e ndryshme të krimit të organizuar.

Zëvendësministri Hoxha dhe ambasadori Markusz gjatë diskutimit vlerësuan dhe konstatuan faktin që nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, Kosova tashmë vlerësohet si vend i sigurt i origjinës dhe se asnjë nga këto vende nuk jep azil për qytetarët e Republikës së Kosovës, thuhet në një komunikatë të MPB-së.

Po ashtu, zëvendësministri Hoxha dhe ambasadori Markusz u pajtuan që të përcjellin mesazhin tek qytetarët e Republikës së Kosovës që mos të bien pre e grupeve të ndryshme të krimit të organizuar të cilët merren me trafikimin e qenieve njerëzore, sepse pa një vizë valide, nuk mund të kalohet kufiri i Hungarisë, përkundrazi, kodi penal i Hungarisë parasheh dënime të ashpra për kalime ilegale të kufirit.

Të ngjashme