Hoxha: Do të vazhdojmë të investojmë në modernizimin e linjave hekurudhore

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, gjatë ditës së sotme ka takuar punëtorët e Hekurudhave të Kosovës, para të cilëve ka prezantuar Platformën e Rimëkëmbjes të kësaj partie.

Postimi i plotë:

Para punonjësve të Hekurudhave të Kosovës prezantova platformën e rimëkëmbjes e cila do t’i mbështet ndërmarrjet publike dhe punonjësit e saj.

Do të vazhdojmë fuqishëm të investojmë në modernizimin e linjave hekurudhore, elektrifikimin e tyre si dhe mirëqenien e punëtoreve dhe kushtet e tyre të punës.

Të bashkuar drejt fitores se madhe të PDK-së dhe gjithë Kosovës!

Të ngjashme