Hoxha: E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 11:58 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Integrimit Evropian (MIE) ka organizuar  bashkëbisedim me rininë me temën “Çka nënkupton integrimi evropian për të rinjtë e Kosovës?”.

Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, raporton Ekonomia Online.

“Dua të përsërisë që e ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian, por kjo nënkupton që duhet të bëjmë shumë punë që Kosovën ta bëjmë vend me perspektivë të ndritur. Rinia jonë është duke na bërë krenarë, kemi studentë që po na bëjnë krenarë”.

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian, Natalya Apostolova tha se Bashkimi Evropian do të mbështesë infrastrukturën e arsimit në Kosovë, raporton EO.

“Kosova ka një rini të madhe dhe të shëndoshë. Këtë vit, javën e Bashkimit Evropian do ia kushtojmë të rinjve. Do të investojmë në infrastrukturën e arsimit në mënyrë që të ketë arsim më cilësor”.

“Kemi përgatitur edhe trajnime për mësimdhënësit, do ta rrisim nivelin e arsimit. Kosova ka një rini të shëndoshë dhe meriton të trajtohet e tillë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme