Hoxha e porositë Kurtin: Lëri deklaratat populiste, mbroje shtetin

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha ka thënë se është e pa pranueshme heshtja dhe mosveprimi i qeverisë së Kosovës për vendimet kundër kushtetuese që po bënë Serbia mbi sovranitetin e Republikës së Kosovës. Ky reagim i Hoxhës vjen pas futjes në karantinë të komunave veriore të Kosovës nga Serbia.

“Beogradi zyrtar, dje mori vendim që dy komunat e Kosovës, Mitrovica Veriore dhe Zveçani të futën në karantinë, si dhe rreth 200 qytetarë në pesë komuna të Kosovës të izolohen. Kryeministër, ju kërkoi t’i leni deklaratat populiste por të veproni menjëherë përmes mekanizmave institucional dhe ligjor dhe ti vendosni në zbatim të plotë vendimet shtetërore të Republikës së Kosovës në tërë territorin e vendit.Lërini deklaratat populiste, veproni në mbrojtje të Shtetit”, ka thënë Hoxha.

Të ngjashme