Hoxha: Familja Demaku dha shumë për lirinë dhe pavarsinë e vendit si ushtar, komandant dhe dëshmor

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, Sejdi Hoxha ka takuar ish-gjeneralin Jahir Demakun. Hoxhaj ka shkruar se Demaku nuk ka kursyer asgjë për lirinë e vendit së bashku me familjen e tij.

Familja Demaku dha shumë për lirinë dhe pavarsinë e vendit si ushtar, komandant dhe dëshmor, ka shkruar Hoxha.

Postimi I plotë:                         

“Një takim i ngrohët me Jahir Demakun, njeriun që nuk ka kursyer asgjë për lirinë e vendit se bashku me familjën e tij.  Historia do të na tregoi për Jahirin dhe për vëllezërit e tij për kontributin e pa rezervë për vendin. Familja Demaku dha shumë për lirinë dhe pavarsinë e vendit si ushtar, komandant dhe dëshmor. Jahir Demaku me familje me të drejtë mbetët njëra ndër familjet si simbol i rezistencës dhe qëndresës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim”.

Sejdi Hoxha

Të ngjashme