Hoxha: Fillimi i Ri, histori e re e gruas kosovare (Foto)

Prishtinë | 05 Qer 2017 | 18:57 | Nga

Ministrja në largim e Drejtësisë, Dhurata Hoxha-Sadiku, bashkë me kandidatet e PDK-së për deputete, Flora Brovina e Beatrisa Pista, me autobusin e ‘Fillimit të Ri’ kanë vizituar sot Malishevën dhe Rahovecin.

Derisa ka njoftuar për këto vizita, Dhurata Hoxha-Sadiku ka thënë se ‘Fillimi i Ri’ do të shkruaj historinë e re të gruas kosovare.

“Në rrugëtimin tonë, pas Malishevës, me Autobusin e Fillimit të Ri, vazhduam për Rahovec. Në takim me gratë demokratike, me kandidatet për deputete, Dr. Flora Brovina dhe Beatrisa Pista, theksova se fitorja e Fillimit të Ri, më 11 Qershor, do të shkruaj historinë e re të gruas në vendin tonë”, ka shkruar ajo.

“Gruaja në veprimtari biznesore familjare, gruaja në institucione qendrore e lokale, gruaja në vendimmarrje, janë disa nga kapitujt që diskutuam në takim. Fillimi i Ri, tejkalon pritjet e shumë grave të vendit tonë, andaj, ju ftoj të dilni të votoni, të jeni pjesë e fitores, të jeni me Fillimin e Ri. #12PDK #1KadriVeseli”, ka shkruar Hoxha.

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 4 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 4 people, people sittingImage may contain: 10 people, people smiling, people standing and outdoorImage may contain: 3 people, outdoorImage may contain: 3 peopleImage may contain: 4 people, people sittingImage may contain: sky, bus and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme