Hoxha: Fitorja konfirmohet me tubimin madhështor në Gjilan

Gjilan | 01 Tet 2019 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Dhurata Hoxha, ministre në detyrë e Integrimit Evropian, mori pjesë në tubimin elektoral të PDK-së në Gjilan, duke e cilësuar se këtu u konfirmua fitorja e PDK-së.

“Fitorja e PDK-së konfirmohet me këtë tubim madhështor, tubim ku u bë e ditur edhe një herë rruga jonë, e ardhmja jonë euro-atlantike, partneriteti i përhershëm me ShBA-në dhe vlerat e kësaj miqësie”, ka shkruar znj. Hoxha.

Postimi i plotë i Hoxhës në Facebook:

Sot, Gjilani ishte më i bukur se çdo herë, krahas flamujve të shtetit dhe kombit, valoi edhe flamuri amerikan. Me ne, në tubimin elektoral, ishte i pranishëm, z. Matthew Whitaker, njeriu kyç i Presidentit Trump dhe miku i Kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veseli.

Fitorja e PDK-së konfirmohet me këtë tubim madhështor, tubim ku u bë e ditur edhe një herë rruga jonë, e ardhmja jonë euro-atlantike, partneriteti i përhershëm me ShBA-në dhe vlerat e kësaj miqësie. Ne jemi të bekuar me këtë miqësi. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!

Të ngjashme