Hoxha: Hakmarrja e radhës e qeverisë Kurti ndaj Drenasit është mbyllja e drejtimeve në shkolla

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Sejdi Hoxha nga PDK-ja tha se mbyllja e drejtimeve te mjekësisë ( Farmacisë dhe Infermierisë) në shkollën e Mesme Profesionale “Fehmi LLadrovci”  në Drenas është veprimi tjetër i radhës i Qeverisë Kurti për të iu  hakmarrë qytetarëve të Drenasit.

Postimi i plotë:

Mbyllja e drejtimeve te mjekësisë ( Farmacisë dhe Infermierisë) në shkollën e Mesme Profesionale “Fehmi LLadrovci” në Drenas nga qeveria e Albin Kurtit është veprimi tjetër i radhës se kësaj qeverie për të ju hakmarrë qytetarëve të Drenasit vetëm pse ata mendojnë politikisht ndryshe.

Kjo shkollë ka një infrastrukturë të jashtëzakonshme  që mund të krahasohet me shkollat evropiane, ka një staf shumë të profesional dhe të kualifikuar, si dhe posedon laboratore profesionale moderne  për drejtimet e mjekësisë.

Vendimi i Ministrisë se Arsimit për mbylljen e këtyre drejtimeve është vendim kryekëput politik për tu hakmarrë  ndaj qytetarëve të Drenasit. Ky vendim ju mohon shumë të rinjve që shkollimin e tyre ta kryejnë në Drenas si  dhe i ngarkon prindërit me shpenzime shtesë sepse i obligon ata që fëmijët e tyre ti dërgojnë për shkollim të mesëm në komuna të tjera.

Si Kryetar i Degës së PDK-së në Drenas kërkoi nga Ministria e Arsimit që menjëherë te anuloj vendimin për mbyllje te këtyre drejtimeve, në të kundërtën ne do ti përdorim te gjitha format e protestimit qoftë edhe të organizojmë  protestë para Ministrisë për ta kundërshtuar këtë vendim politik.

Ne do t’i kërkojmë edhe komisionit për Arsim që këtë çështje ta trajtojnë me urgjencë në takimin e radhës.

Të ngjashme