Hoxha i VV-së fyen rëndë Qeverinë Hoti dhe Qeverinë Rama, i krahason me Millosheviqin

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari politik i ish-kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha, ka kritikuar dy qeveritë shqiptare, atë të Edi Ramës në Shqipëri dhe atë të Avdullah Hotit në Kosovë.

Hoxha qeveritë i ka krahasuar të dy këto qeveri me regjimet fashiste serbe që diskriminonin në baza etnike shqiptarët.

Një krahasim i tillë vjen pas heqjes së reciprocitetit nga ana e Hotit në Kosovë, dhe pas rrënimit të Teatrit Kombëtar nga ana e Edi Ramës në Shqipëri.

Të dyja këto qeveri janë krahasuar me regjimin serb të Millosheviqit që kreu diskriminim brutal ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Ata që kërkojnë prej shqiptarëve të heqin reciprocitetin, nuk janë shumë larg prej atyre që i konsiderojnë shqiptarët si entitet me të cilin nuk mund të bashkëjetohet.”, shkruan Hoxha, përcjell Periskopi.

Statusi i plotë:

Qeveria Koti kërkon që të ketë reciprocitet në heqjen e reciprocitetit.
Vuçiçi tepër i kënaqur me Qeverinë Koti.

Ata që kërkojnë prej shqiptarëve të heqin reciprocitetin, nuk janë shumë larg prej atyre që i konsiderojnë shqiptarët si entitet me të cilin nuk mund të bashkëjetohet.

Qeveria që ua shkatërron shqiptarëve Teatrin Kombëtar, nuk është më mirë se të tjera që e konsiderojnë shqiptarin si qenie me bisht.

Të ngjashme