Hoxha: Izraeli i gatshëm ta mbështesë Kosovën, ndonëse nuk e njeh si shtet

Prishtinë | 02 Dhj 2017 | 10:05 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha javën e kaluar ka vizituar Izraelin – një shtet që nuk e ka njohur Kosovën, por që është i interesuar ta ndihmojë shtetin më të ri në Evropë.

Hoxha, në një prononcim për Ekonomia Online, ka treguar se vizita në këtë shtet ka rezultuar e suksesshme, ngase nga atje, mes tjerash, ka marrë zotimin për 100 bursa.

Hoxha ka shpjeguar se 100 punonjës të institucioneve të Kosovës do të fitojnë bursa nga Instituti për Menaxhment Ndërkombëtar në Izrael, në fushën e sigurisë. shëndetësisë, bujqësisë etj.

“Ne si Republikë e Kosovës kemi marrëdhënie të shkëlqyera me shtetin e Izraelit, përkundër faktit se Izraeli nuk na ka njohur. Por më duhet të theksoj se përkrahja e Izraelit për Republikën e Kosovës asnjëherë nuk ka munguar. Këtë po e shohim edhe me këtë iniciativë ku ky institut i cili në vete ka ekspert të ndryshëm që kanë punuar në Qeveri, ne institucione të ndryshme ende punojnë, pra ka një ndërlidhje shumë të ngushtë edhe me Qeverinë e Izraelit, prandaj besojmë që shumë shpejt do të fillojmë edhe me iniciativa konkrete”.

“Në këtë aspekt kemi diskutuar pra se si në mënyrë specifike, Izraeli mund të kontribuojë dhe ne mund të përfitojmë si shtet nga përvojat e shtetit të Izraelit; dhe drejtova kërkesën specifike duke njohur vlerën e arsimit, një kërkesë specifike për ofrimin e bursave për studentët kosovarë. Dhe kjo kërkesë e imja pati një përgjigje pozitive fatmirësisht, dhe pranova një letër konfirmim nga Instituti Ndërkombëtar i Menaxhimit, Instituti Galile me një përvojë 30-vjeçare dhe me ekspertët më të njohur të shumë fushave të ndryshme të Izraelit të cilët ofruan 100 bursa të plota, pra pa asnjë pagesë semestri. Disa nga këto bursa mbërrijnë edhe lartësinë prej 20 mijë dollarëve”.

Për përfituesit e bursave do të caktohen kriteret, ka sqaruar ministrja Hoxha. Por ky program ka mundësi që të zgjerohet e përfitues në një të ardhme të afërt mund të jenë edhe studentët.

“Ne si ministri do të fillojmë bashkëpunimin që të përcaktojmë kriteret pikë së pari se kush mund të përfitojë, cilat do të jenë kriteret e pranimit, kush mund të shkojë etj. Më duhet të theksoj për publikun se këto bursa do të jenë pra për shërbyesit apo zyrtarët në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe institucionet e tjera të Republikës së Kosovës. Jemi duke u munduar që këtë program ta zgjerojmë edhe më tutje pra edhe për studentët tanë duke ditur vlerat e rinisë sonë dhe sukseseve dhe rezultateve të mira që po mbërrijnë kudo që rinia jonë po shkon të studiojë jashtë dhe po arrin rezultate që thjeshtë po na bënë të ndihemi krenarë si shtet”.

“Prandaj, pra ky është vetëm hapi i parë, një hap zyrtar ku do të fillojmë të bashkëpunojmë pra në aspektin e këtyre bursave, të cilat do të mbulojnë sektor si siguria kombëtare, sektor si menaxhimi i sektorit të shëndetësisë, bujqësia, pra ka sektor të ndryshëm në të cilat ky institut mund të na ndihmojë dhe mund të na përkrahë”.

Të ngjashme