Hoxha: Jam angazhuar për ligjet që fuqizojnë gratë

Prishtinë | 14 Maj 2017 | 13:12 | Nga

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha edhe më tej vazhdon të jetë e angazhuar për çështje të ndryshe që si qëllim kanë fuqizimin e gruas.

Shkrimi i plotë i Hoxhës:

Në Asamblenë e Gruas së Partisë Demokratike, PDK, në ambientin e jashtëzakonshëm, në panelin debatues, theksova se mes tjerash, me prioritet jam angazhuar për çështjet që ndikojnë në fuqizimin e gruas, për ndihmë juridike falas, me qëllim të avancimit të të drejtave pronësore të grave dhe trajtimi i barabartë para ligjit në qasjen efektive, dhënien e ndihmës juridike falas për gratë të cilat janë palë në kontestet pronësore.

“Strategjia Kombëtare për të Drejtat Pronësore” është vlerësuar si hap mjaft i rëndësishëm në vazhdimin e fuqizimit të sistemit funksional të të drejtave pronësore, për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim, e që do të ndikojë në realizimin e të drejtave të njeriut, përfshirë garantimin e të drejtave të grave, si dhe tejkalim i botëkuptimeve që pengojnë realizimin e të drejtave të tyre në trashëgimi. Me Fillimin e Ri do të bëjmë edhe më shumë për të fuqizuar gruan dhe të rinjët në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme