Hoxha: Kosova mund të ketë sfida për vizat në Këshillin e Ministrave

Prishtinë | 23 Kor 2018 | 11:40 | Nga Tirana Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, ka thënë se pas rekomandimit pozitiv të vizave për Kosovën, Kosova mund të ketë sfida në Këshillin e Ministrave, për shkak të debatit të fundit në BE për emigracionin, raporton Ekonomia Online.

“Është një lajm i mirë që Republika e  Kosovës ka përmbushur të gjitha kriteret që dalin nga udhërrëfyesi ne lidhje me procesin e liberalizimit të vizave. Ka qenë një gjuhë shumë e qartë. Ka qenë një lajm i mirë dhe lajm i vonuar, por kjo është vetëm hapi i parë. Lajmi apo rekomandimi nga komisioneri Avram Ukolos, është vetëm ai motori qe i vë në lëvizje të gjitha institucionet e Bashkimit Evropian për vendimet që vijnë pastaj. Hapi tjetër është Komisoni për të drejtat dhe liritë qytetarëve apo komisioni LIBE, që vepron në kuadër të Parlamentit Evropian dhe takimi është i paraparë që të mbahet më 29 gusht”, tha Hoxha.

Ministrja Hoxha tha se është duke u hartuar një plan veprimi për një agjendë të saktë të lobimit, raporton EO.

“Ne si Republikë e Kosovës dhe  si institucione jemi ne proces për të hartuar  nje plan veprimi së bashku me zyrën e kryeministrit dhe kuvendin që të kemi një agjendë të saktë lobimi, t’i tregojmë të arriturat, sidomos në fushën e  menaxhimit të emigracionit. Kemi një pako të ligjeve që e rregullojnë çështjen e emigracionit”.

“Sipas statistikave, numri i qytetarëve tanimë që po shkojnë në mënyrë ilegale apo po e keqpërdorin vizën Shengen është shumë i ulët që për neve do të thotë si një punë e mirë, sepse e kena rritë ndalimin e emigrimit ilegal”, shtoi Hoxha.

“Kosova i ka përmbushur të  gjitha kushtet për liberalizimin e vizave qe kanë qenë 95 kritere, që kanë përbërë që nga siguria e pasaportave, emërtimi i rrugëve, qeverisja e mirë dhe shumë ligje të tjera. Nuk ka kushte shtesë , ajo çka flitet se Kosova duhet të miratojë atë ligj apo këtë ligj nuk është e vërtetë, dhe Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret”, shtoi Hoxha.

Ismajl Kurteshi tha se janë disa filtra për të ardhur deri te liberalizimi i vizave.

 

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme