Hoxha: Mbi 4 mijë anëtarë të rinj i janë bashkuar PDK-së në Prizren

Prizren | 06 Pri 2019 | 12:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka mbajtur konferencë për medie, lidhur me ecurinë e deritanishme të procesit të brendshëm zgjedhor brenda partiak, raporton Ekonomia Online.

Samir Hoxha,  kryetar i komisionit zgjedhor në degën e PDK-së në Prizren, ka thënë se me një angazhim , seriozitet dhe përkushtim maksimal, komisioni lokal i degës së PDK-së në Prizren duke respektuar në plotni rregulloren, statutin si dhe udhëzuesit e PDK-së deri më tani ka mbajtur gjithsej 47 Kuvende Zgjedhore nëpër të gjitha nëndegët në të cilat ka qenë e organizuar dega e PDK-së.

Ai ka treguar se në këtë proces kanë marrë pjesë 8 mijë e 500 e 42 anëtarë derisa 4 mijë e 300 e 13 veta i janë bashkuar PDK-së në Prizren.

“Procesi zgjedhor i degës së PDK-së në Prizren është shquar me unitet politik dhe thellim të demokracisë së brendshme partiake. Gjatë kësaj periudhe në të cilën janë mbajtur kuvendet zgjedhore nëpër nëndegët e PDK-së në Prizren kanë aderuar dhe kanë qenë pjesëmarrës gjithsej 8 mijë e 500 e 42 anëtar mbështetës dhe aktivistë të PDK-së. Nga ky numër 4 mijë e 300 e 13 anëtar janë të rinj të cilët për herë të parë i janë bashkuar PDK-së”, ka thënë ai.

Hoxha tash e nga sot kandidatët pretendent për të udhëhequr me degën e PDK-së në Prizren mund të shpallin kandidaturën e tyre.  

“Komisioni Lokal Zgjedhor i degës së PDK-së në Prizren shpallë të hapur mundësinë që kandidatët pretendent për drejtimin e degës së PDK-së në Prizren ta paraqesin interesimin e sotëm për të drejtuar degën, i ftojmë t’i sjellin kandidaturat e tyre që nga dita e sotme. Dita e konventës së PDK-së në Prizren do të mbahet me 13 prill”.

“Në këtë proces zgjedhor ka qenë i jashtëzakonshëm numri dhe pjesëmarrja e grave dhe vajzave të cilat i janë nënshtruar procesit zgjedhor dhe kanë marrë përgjegjësi politike në të gjitha struktura e PDK-së. Procesi zgjedhor i PDK-së në Prizren ka dëshmuar edhe njëherë përkushtimin e lartë të anëtarësisë për kauzën e dekadës së re dhe vizionin politik të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli”, tha ai

Ai ka kritikuar qeverisjen e tanishme në Prizren duke thënë se PDK-ja do ta rikthejë qeverisjen lokale.

“Kjo qeverisje e cila fatkeqësisht po drejtohet nga anarkistë dhe matrapazë politik është dëshmia më e mirë se qytetarët e Prizrenit me mbështetjen e madh që po i japin PDK-së së shpejti do e rikthejmë qeverisjen lokale në komunën tonë. PDK-ja si forca vendimtare politike në Kosovë ka dëshmuar kulturë të lartë politike dhe demokraci të brendshme dhe vlera shtetndërtuese”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme