Hoxha me studentët ndërkombëtarë: Diskutuam procesin integrues të Kosovës

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar një grup studentësh të Universiteteve të Vjenës dhe Venedikut, me ç’rast ka diskutuar për të arriturat, sfidat dhe proceset integruese.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social, Ministrja Hoxha ka theksuar se “të rinjtë tanë, kanë dëshmuar kapacitete të lartë në të gjitha fushat, shkencë, art, sport, muzikë”.

Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Takimi me studentët e universiteteve të Vjenës dhe Venedikut, ishte bashkëbisedim i sinqertë dhe shumë i këndshëm, ngase, në prezantimin tim por edhe pyetjet e tyre, për punën tonë, intencat dhe pritjet tona, në veçanti për rininë tonë shembullore.

U dakorduam se pengimi i studentëve të vendit tonë për të qenë të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre, është kundër vlerave të Bashkimit Evropian. Të rinjtë tanë, kanë dëshmuar kapacitete të lartë në të gjitha fushat, shkencë, art, sport, muzikë.

E ardhmja jonë, ishte, është dhe mbetet integrimi me vlerat euro-atlantike!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme