Hoxha mohon se u humbën milionat nga moszbatimi i MSA-së, vendet e BE-së po kërkojnë heqjen e takës

Prishtinë | 04 Mar 2019 | 10:50 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka mohuar zërat se Kosova ka humbur milionat për shkak të moszbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), raporton Ekonomia Online.

Hoxha gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane kur foli për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), shtoi se për vitin e kaluar janë tejkaluar planet e zbatimit.

“Sa i përket zbatimit mund të flas për rezultate inkurajuese. Zbatimi i MSA-së për vitin 2018 ka tejkaluar planet”.

“…beson që keni qenë të njoftuar që qëllimi ka qenë 60 për qind. Plani është tejkaluar nga 60 në kemi pas 68.1 për qind, rritje kjo prej 6%. Tejkalimi i paraparë për vitin 2018 demanton zëmrat se ka pasur ngecje që nuk është vërtet. Kemi rishikuar MSA-së shumë shpejtë do të miratohet në Qeveri”.

“Sa i përket ERA-s, rezultatet janë poashtu inkurajuese 71 për qind kemi përmbushje. Kemi 22 prioriteti dhe afati kohorë është dy vjeçar. Kosova nuk ka humbur as edhe një cent të vetëm nga Bashkimi Evropian vetëm se këto fonde janë rritu dhe asesi s’janë zvogëluar”.

“Qeveria ka nënshkruar dy marrëveshje, IPA 1 dhe IPA 2.  Të dy këto kontrata janë duke u zbatuar sipas planit dhe Kosova s’ka humbë asnjë cent. Pra nuk qëndrojnë zërat që kemi humbur. Kosova është nga përfituesit më të mëdhenj të rajonit nga BE-ja”.

Hoxha tha se në zyrën e saj çdo ditë ka kërkesa nga vendet e BE-se për heqjen e taksës  ndaj produkteve serbe.

“Normalisht s’kemi asgjë mirëpo ne në ministri kemi kërkesa nga vendet e BE në mënyrë zyrtare kërkojnë që të tërhiqet taksa”.

Hoxha ka sqaruar se nga BE-ja ka marrë konfirmim se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por që zgjedhjet për Parlamentin Evropian mund të ndikojnë në shtyrjen e procesit.

Milaim Zeka, nga Nisma tha se vendimi për liberalizimin e vizave është politikë dhe nuk është në dorë të vendorëve.

“…është bërë një gabim prej fillimit e deri në mbarim çdoherë kur është do të liberalizohen vizat kur s’kanë thanë këtë pyetje drejtohen në BE”.

“Të gjithë keni fol si me pas kartonin e gjelbër në xhep. Ky vendim është politik ka qenë politik dhe ka me qenë politikë “.

“Nëse presidenti e ka kap nyje prokurorin, nëse presidenti Thaçi e përdor Lumezin me i ngrit aktakuzë për shkak inateve, këtu diçka s’është në rregull”.

Armend Zema, nga LDK-ja tha se Qeveria aktuale nuk e ka prioritet integrimin evropian.

“11 kushtet që nuk janë plotësuar dhe këto nga 25 milionë ka humbur 14 milionë. Këtu shihen që Qeveria se prioritet integrime evropian”.

“Asnjë vizitë e nivelit të lart kjo tregon çfarë gjendje jemi. Te arsimi një ndër masat kanë qenë të behën 8 çerdhe asnjë s’është bërë dhe ju e keni në raport. Nuk kemi sot ndonjë impakt pozitivë që mundë të krenohemi”.

Fatmire Kollaçaku, nga VV-ja ka kërkuar që fokus të jetë zbatimi i ligjit, ngase sipas saj në hartim të dokumenteve gjithçka është në rregull, por mungon zbatimi.

“Kërkojë që të fokusohemi në zbatimin real të ligjit. besoni që me letra jemi shumë mirë krejt ku çalojmë është vërtet zbatimi”.

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri, ka kërkuar sqarim se cialt janë shkaqet e moszbatimit të masave.

“Të krijohet përshtypja që s’ka shumë interesim dhe mund të këtë neglizhencë. Për mendimin tim moszbatimi i masave në fusha të caktuara ka përmasa alarmante e shndërruar në statistika ta krijojnë një përshtypje jo të mirë. Duhet ta kemi një shpjegim se cilat janë shkaqet e moszbatimit”.

Të ngjashme