Hoxha: Ndërmarrësia dhe fuqizimi i gruas do të jenë prioritet i qeverisë

Prishtinë | 03 Qer 2017 | 16:58 | Nga

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha e cila vie nga radhët e PDK-së ka vizituar sot një biznes të disa stilistëve në Zhabar.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social ka treguar për vizitën që bëri në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit, duke thënë se Fillimi i Ri është vërtet i nevojshmë për gratë në biznes.

Ja postimi i plotë i saj në Facebook:

Stilistja Zyla Ramadani, udhëheqëse e biznesit Zyla&Dafina, në Zhabar, është shembull i gruas së suksesshme, shembull se si themelohet, si punohet dhe si udhëhiqet një biznes.

E përgëzova edhe për shumë suksese tjera Zylen e Dafinën, duke theksuar se platforma Fillimi i Ri është vërtetë i nevojshëm për gratë, që duan të marrin përgjegjësi jo vetëm në institucione por edhe në biznes, për fuqizim brenda shoqërisë me vende udhëheqëse. Urime dhe suksese!

I sigurova po ashtu se me Fillimin e ri, ndërmarrësia e gruas dhe fuqizimi i gruas janë prioritet! Ju shtoftë e mbara.#FillimiRi

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme