Hoxha në Bruksel: Procesi i integrimit evropian, prioritet i institucioneve të Kosovës

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 13:11 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e cila po qëndron në Bruksel, ka takuar anëtarët e Grupit Punues për Regjionin e Ballkanit Perëndimor, brenda Komitetit të Stabilizim-Asociimit.

Temë e takimit ishte shkëmbimi i qëndrimeve me përfaqësuesit e shteteve anëtare të COWEB, me ç’rast, ministrja Hoxha, ka theksuar se procesi i Integrimit evropian është prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës, duke cekur sfidat e këtij procesi.

“Ne kemi nevojë për përkrahjen Tuaj, për realizimin e konsensusit tonë nacional, realizimin sa më të shpejt të procesit euro-integrues dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, theksoi Ministrja Hoxha, duke u zotuar se detyrat tona institucionale do t’i realizojmë në afatet më të shpejta të mundshme, përcjell EkonomiaOnline.

Ministrja u ndal në çështjet e zhvillimit ekonomik brenda prioriteteve të definuar në procesin euro-integrues si dhe instrumentin financiar të saj, miratimin e Projektit IPA 2016, që dje mori 98 vota në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur të arritur të re në këtë proces.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme