Hoxha në Budvë: Rruga drejt familjes evropiane, e pakthyeshme

Prishtinë | 02 Nën 2017 | 17:33 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, po merr pjesë në Konferencën rajonale ekonomike në Budvë të Malit të Zi, me temën “Sfidat në rrugën drejt BE-së”.

Në konferencë po marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, përfaqësuesit qeveritarë dhe drejtuesit e lartë të ministrive për integrim evropian, shkencë, inovacion dhe zhvillim ekonomik.

Postimi i plotë:

Në Budva, po mbahet Konferenca ekonomike e Ballkanit perëndimor, me temë “Sfidat në rrugën drejt BE-së”, ku diskutuam edhe për perspektivën evropiane të Kosovës.

Rruga e vendit tonë drejt familjes evropiane është e pakthyeshme dhe nuk ka alternativë tjetër.

Në konferencën dyditore po marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, përfaqësuesit qeveritar dhe drejtuesit e lartë të ministrive për integrim evropian, shkencë, inovacion dhe zhvillim ekonomik.

Të ngjashme