Hoxha: Në tremujorin e parë të vitit 2018 u zbatuan 53.58 % e masave që dalin nga MSA, kemi ende punë

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 11:13 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të punohet në zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për tre mujorin e katërt të vitit 2017 dhe tre mujorin e parë të vitit 2018.

Hoxha në interpelancë e thirrur për këtë çështje nga LDK në Kuvendin e Kosovës, shtoi se procesi i integrimit evropian është karakterizuar me një dinamikë progresive viteve të fundit, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, Qeveria ka bërë hapa shumë të rëndësishëm në konsolidimin e planifikimit dhe zbatimit të politikave nacionale për zbatimin e MSA-së krahasuar me vitin e kaluar.

“Qeveria ka bërë hapa shumë të rëndësishëm në konsolidimin e planifikimit dhe zbatimit të politikave nacionale për zbatimin e MSA-së. Gjatë tetorit dhe nëntorit MIE ka udhëhequr rishikimin e programit kombëtar për zbatimin e MSA që mbulon periudhën 2018-2022 dhe që është finalizuar dhe ka filluar zbatimin më 2018. Për këtë vit ky program ka parë zbatimin e 531 masave afatshkurtra prej të cilave 144 apo rreth 27% të tyre janë masa legjislative ndërsa pjesa tjetër 387 masave apo rreth 73% të tyre janë masa zbatuese”.

Hoxha ka sqaruar se në tremujorin e parë të vitit 2018 u zbatuan 53.58 % e masave që dalin nga MSA, duke shtuar se ky është përmirësim i dukshëm krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

“Gjatë tremujorit të parë të vitit 2018 është arrit një shkallë e përgjithshme e programit prej 53,58% pasi që 21 nga 39 masa të planifikuara për këtë 3 mujor janë zbatuar, ndërsa pjesa e mbetur prej 18 masave apo 46,15% akoma nuk kanë arritur të zbatohen, përveç këtyre 23 masa janë zbatuar para afateve të planifikuara, kjo i bie se deri në fund të tre mujorit të parë janë zbatuar gjithsej 44 masa të cilat përbëjnë 8.29% të të gjitha masave pra në bazë vjetore të planifikuara”.

“Përmirësim ky i dukshëm krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017, pra nëse krahasojmë tremujorin e parë të vitit 2018 kemi një implementim prej 53,85% ndërsa tremujori i parë i vitit 2017 kemi një implementim prej 45,79%. Pra nuk mund të themi se ka ngecje në zbatimin e MSA sepse po e shohim se trendi është pozitiv apo rritja e zbatimit është në ngritje e sipër”.

“Sa i përket vitit 2017 në tërësi është arritur një nivel i zbatimit të programit prej 62.05% pasi që janë zbatuar plotësisht  600 nga 967 masa të planifikuara. Edhe këto krahasuar me vitin 2016 kemi një rritje të zbatimit të MSA, derisa në vitin 2017 zbatimi i MSA-së ka qenë 55,46% në vitin 2017 zbatimin në tërësi i MSA-së është 62,05%”.

“Pra sa i përket shkallës së zbatimit të masave legjislative gjatë vitit 2017 të gjeturat tregojnë si në vijim: 38,47 % të tyre apo 100 masa janë zbatuar, 61,53% apo 160 masa nuk kanë arritur të zbatohen dhe bazuar në të gjeturat e statusit të ecurisë shkalla e zbatim të masave legjislative gjatë vitit 2017 është 38,47 % pasi që 100 nga 260 masa të planifikuara janë zbatuar”.

Të ngjashme