Hoxha në veri, dhuron lektyra për nxënësit e shkollës ku mësoi vetë

Mitrovicë | 09 Nën 2018 | 11:30 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vizituar paralelen e ndarë të shkollës “Aziz Sylejmani” në veri të Mitrovicës, ku ka dhuruar lektyra për nxënësit e klasës së parë deri në klasën e tetë, raporton Ekonomia Online.

E para e ministrisë së Integrimit tha se duhet të ndihet dora e institucioneve edhe tek këta nxënësit dhe familjet e tyre në veri.

“Kam ardhur këtu me dëshirën më të madhe me i ndihmuar se po shihet që kushtet nuk janë aq të mira, duke e pas parasysh edhe situatën edhe sfidat që i kanë të përditshme duke jetuar këtu”.

“Në institucionet duhet të bëjmë çmos që të gjejmë mënyra që t’i përkrahim sa ma shumë jo vetëm nxënësit që mësojnë në këtë shkollë, por edhe familjet që jetojnë dhe për çdo ditë ballafaqohen me sfida qoftë të çfarëdo natyre”.

“Kam ardhur sot këtu për ta mbajtur premtimin e dhënë në njërën nga vizitat për ta pajisur bibliotekën e shkollës me lektyra shkollore që iu nevojiten prej klasës së parë deri në klasën e tetë”.

“Një premtim, edhe pse duhet edhe më shumë, duhet t’i shohim mundësit që t’i përkrahim sa ma shumë. Nuk do të jetë vizita e fundit sepse edhe këtu duhet të fillojë të ndihet dora e shtetit”.

Flamur Gacaferri drejtor i shkollës “Aziz Sylejmani” në kodër të Minatorit, tha se problemi i shkollës është kryesisht i natyrës infrastrukturore, derisa shtoi se shpreson në ndihmën e institucioneve, raporton EO.

“Shkolla jonë vërtet ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme, problemi më i madh është i infrastrukturës. Mirëpo nga viti i kaluar është bërë një renovim i mrekullueshëm me ndihmën edhe të zyrës së veriut mirëpo ka kërkesa dhe nevoja të shumta prej lektyrave edhe librave, lapsave dhe fletoreve”.

“…prindërit e këtyre fëmijëve jetojnë në asistencë sociale dhe vërtet kamë nevoja të shumta, por sidoqoftë të jetë siç tha edhe ministrja edhe shteti do të ketë dorë këtu dhe shpresoj për më të mirën për këta fëmijë dhe banorë”.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJTË – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha viziton paralele e ndarë të shkollës "Aziz Sylejmani" në veri të Mitrovicës

Gepostet von EkonomiaOnline am Freitag, 9. November 2018

Të ngjashme